Edhe një kompani e madhe gjermane derdh miliona në Serbi, Vuçiq: S’është VW, por…

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka paralajmëruar sot se njëra nga kompanitë më të mëdha teknologjike gjermane do të investojë në Serbi dhe ka shtuar se nuk bëhet fjalë për Volkswagenin.

Fjala është, siç ka thënë ai, për një kompani më të vogël, por gjithsësi “madhështore” për Serbinë, transmeton Ballkani.info.

“Besoj se javën e ardhshme do të arrijmë ta përfundojmë ardhjen e një kompanie të madhe, njëra nga kompanitë teknologjike më të përparuara gjermane, në Serbi”, ka thënë Vuçiq.

“Nuk kam arritur njëkohësisht që t’i sjellë çipat nga Emiratet, edhe pse kam shpresuar për atë. Tash do të sjellim diçka që është në atë nivel. Do t’ia arrijmë”, ka thënë ai.

Vuçiq ka thënë se nuk bëhet fjalë për Volkswagenin.

Gjermania është investitori kryesor në Serbi. /Ballkani.info/