Edhe një kërcënim i hapur nga Serbia: Do të ndërhyjmë në veri nëse…

Kryetari i Komisionit parlamentar për Kosovën në Kuvendin e Serbisë, Milovan Drecun ka thënë se bashkësia ndërkombëtare dhe KFOR-i janë të obliguar që të parandalojnë hyrjen e mundshme të forcave të sigurisë së Kosovës në veri të Kosovës.

Sipas tij, Beogradi do të ndërhynte në veri vetëm nëse shqiptarët sulmojnë serbët dhe KFOR-i nuk i mbron ata.

Kjo deklaratë e tij erdhi pas asaj të kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj se nëse rrezikohet territori dhe kufijtë e Kosovës, atëherë ushtria do të jetë aty.

“Nuk e sulmojmë Veriun, as jugun e vendit tonë. Por, kush i prek kufijtë e Kosovës, na gjen në kufi. Duhet të jemi të sinqertë”, ka thënë para dy ditësh Haradinaj.

Drecun thotë se zyrtarët serbë parashikojnë në mënyrë parandaluese se nëse dhuna masive ndaj popullit serb në veri, dhe KFOR-i nuk e ndal atë, Beogradi do të duhet të reagojë.