Deputeti i LDK-së, Fatmir Rexhepi ka thënë se varianti më i mirë si pas tij për të dal nga ngërçi politik është që ushtruesja e detyrës së Presidentit, Vjosa Osmani të mbetet në këtë pozitë.
Ai tha se në LDK është një grup jo i madh që mban inate politike, por jo të gjithë, duke iu referuar LDK-së si familje, shkruan Ballkani.info.
“Ndoshta mund të jem shumë gabim por po e jap një propozim për të dal prej krizës politike, le të ulën partitë të flasin dhe le të mbetet Vjosa Osmani si presidente e Kosovës”, tha Rexhepi.
“Vlersimi im ndaj Vjosa Osmanit tregohet se me shumë dëshirë do e votoja atë për presidente të Kosovës”, përfundoi ai.
Kujtojmë që Rexhepi ka qenë në vazhdimësi përkrahës i Vjosa Osmanit edhe në opinion po ashtu në Lidhjen Demokratike të Kosovës./Ballkani.info/







