Nisma Socialdemokrate ka dorëzuar listën me emrat e deputetëve në KQZ.
Zyrtari i kësaj partie, Endrit Shala pas dorëzimit tha se kjo listë i garanton të ardhme më të mirë qytetarëve të Kosovës, transmeton Ballkani.info.
Ai bëri të ditur vetëm prijësin e listës, Fatmir Limajn, derisa tha se Nisma ishte e gatshme për t’u bashkuar me PDK-në, por njejtë nuk ishte edhe në taborin tjetër./Ballkani.info/






