Duke marrë parasysh se ditë më parë Qeveria e Kosovës ka marrë vendim, që t’i ndalojë të gjitha produktet në treg që nuk i referohen Kosovës si shtet, inspektorët në Komunën e Suharekës kanë dalë në terren, për t’i parë nga afër se a janë larguar të gjitha produktet që mbajnë këtë përmbajtje me mbishkrimin “Kosovë/o dhe Metohi”, “Kosovë/o UNMIK” apo “Kosovo/a Rezoluta 1244”…

I pari i komunës së Suharekës Bali Muharremaj ka bërë të ditur se janë duke vepruar sipas Urdhëresës së lëshuar nga Ministria e Tregtisë dhe Industrisë, e cila ka urdhëruar që inspektorët të kërkojnë nga operatorët ekonomik, ta zbatojnë vendimin në fuqi.