Para pak çastesh, Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe dha lajmin se drejtoresha e repartit të sëmundjeve të lëkurës është infektuar me koronavirus, duke qenë në udhëtim në Itali.
Ministri Filipçe pohoi se edhe ai vetë ka pasur kontakt me drejtoreshën në fjalë, dhe kërkoi që të respektohet masat e caktuara nga institucionet për parandalimin e përhapjes së virusit. Ministri dha se do të ketë edhe sanksione për ata që nuk i respektojnë këto rregulla.







