Lazio i është bashkuar Milanit në garën për të siguruar shërbimet e anësorit të përfaqësueses së Kosovës, Edon Zhegrova.

Gazeta e njohur italiane “Corriere dello Sport” shkruan se marrëdhëniet e mira që ka Lazio me Genkun shkaku i transferimit të Segej Milinkovic-Savic, mund të ndikojë në transferimin e 19-vjeçarit nga Kosova.

Javën e kaluar është raportuar se drejtuesit e Milanit e kanë përcjellë nga afër Zhegrovën që nuk është paraqitur shpesh për klubin belg.