Edhe Getinjo ia dedikon disa rreshta Kadri Veselit, pas ftesës që iu bë nga Gjykata Speciale

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka marrë së fundmi ftesë nga Gjykata Speciale e Hagës.

Ai ka bërë të ditur se do ta pranojë këtë ftesë, dhe do të jetë prezentë në Hagë të Holandës më 4 dhjetor të këtij viti.

Reagime të shumta pati në rrjetet sociale rreth kësaj ftese nga figura të shumta publike, prej fushave të ndryshme.

Ishte fillimisht reperi i njohur i estradës, Mozzik, ai i cili publikoi një fotografi në rrjetet sociale, teksa i uronte rrugëtim të mbarë Veselit drejt Gjykatës Speciale, em shpresën për t’u kthyer faqebardhë.

E ndërsa tani, edhe vëllai i Mozzikut, reperi i njohur Getinjo, publikoi në Facebook disa fotografi të Kadri Veselit nga koha kur ishte pjesëtar i UÇK-së, e ndërsa nuk nguroi t’ia shkruajë edhe disa rreshta.

“Respekt për ty dhe për secilin pjesëtar të vërtetë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës! Është e drejt e njeriut mos të të përkrah politikisht ty dhe partinë tënde, por nuk është e drejt mos të të përkrahin për kontributin dhe sakrificën gjatë luftës”!

“Uroj që të shkosh dhe të dalësh faqebardhë i nderuari komandant LULI”, ka shkruar Getinjo në Facebook.