Deputeti i LDK-së, ka ironizuar poashtu me kryeministrin Albin Kurti, ku ani pse ndodhet në Strasbourg, ka zgjedhur të publikojë një video nga vetura, derisa ka një mesazh për kreun e Qeverisë.
Gashi në videon e publikuar ka thënë se Kurti duhet të punojë që të ketë rezultat.
Ai gjithashtu ka shtuar se pret nga Kurti projekte konkrete, përndryshe është i dështuar.
“Mirëngjes kryeministër. A ka naj gjetje nga mbledhja e 100-të e Qeverisë, apo ti duhet me punu diçka edhe me pas rezultat. Presim prej teje projekte konkrete dhe punë, për ndryshe je i dështum”, ka thënë Gashi.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti përmes një videomesazhi nga vetura tregoi për mbledhjen e 100-të të Qeverisë.
“Do të flasim për të gjeturat e ministrive në këtë periudhë qeverisëse e do të votojmë në 12 pika të rëndësishme për të cilat ju ftoj t’i ndiqni drejtpërsëdrejti, pas pak, në faqen e Qeverisë së Kosovës e në të timen po ashtu”, ka thënë Kurti ndër të tjera.







