Edhe fatkeqësinë e diplomacisë kosovare, Donika Gërvallën, Kurti e quan fat që e ka ministre

Kreu i qeverisë ka folur për një ndër ministret e tija të përfolura për shumë gabime e skandale të njëpasnjëshme.

Ndaj saj kishte zëra se Kurti ia kishte kërkuar edhe dorëheqjen. Por, kreu i ekzekutivit tha të martën se me ministren Donika Gërvalla ka raporte të shkëlqyera dhe nuk i ka shkuar asnjëherë ndërmend t’ia kërkoj dorëheqjen.

“As se kam kërkuar, as nuk me shkon mendja ta kërkoj dorëheqjen e saj. Bashkëpunimin e kam shumë të afërt”, ka thënë Kurti, raporton Insajderi.

“Unë e di që janë marrë shumë me ata flamurat në Twitterin e saj, por ajo ka bërë punë të madhe”, ka shtuar Kurti.