Gazetari i njohur

Edhe Enver Robelli i del kundër Kurtit: Nëse vendi shkon në zgjedhje përgjegjësinë e bart VV

Edhe gazetari i njohur kosovar, Enver Robelli, mbështetës i ndryshimeve politike në Kosovë dhe mbështetës edhe Albin Kurtit për të ardhur në pushtet, ka dalë kundër idesë së VV-së dhe Kurtit që tash të procedohet ligji për zgjedhjet.

Postimi i plotë:

Ndalni aventurat, sepse s’behen ligje me fryme shantazhi. Ka nevoje per ndryshim te shume ligjeve ne Kosove, por jo ndryshim me prapavije kercenuese dhe shantazhi per te arritur qellime te tjera politike. Nese vendi shkon ne zgjedhje – pergjegjesine e bart VV. Edhe fajin! Dhe kjo sjellje do te ishte nje tradhti e madhe ndaj votuesve. Sado i rendesishem te jete lehtesimi i pjesemarrjes se diaspores ne zgjedhje, nje gje duhet te jete e qarte: interesat vitale te atyre qe jetojne ne Kosove jane larg me te rendesishme se ndryshimi i ligjit per zgjedhje me metoda hazarderesh. Brenda 10 ditesh rreth 100 te vdekur! Stop lojerave. Stop poshtersive. Secila pale ka pergjegjesi per te evituar nje kaos te ri politik. Stop agonise!