Serbia vazhdon të jetë aktive në shumë rrafshe si tentim për t’i destabilizojë vendet e Ballkanit Perëndimor. Në bashkëpunim me Rusinë dhe spiunët e saj, Serbia vazhdimisht po e mbanë gjallë idenë e ndërhyrjes në vendet fqinje.

Mirëpo, një destabilizim me të lehtë duket se fqinji ynë mund ta bëjë në Bosnjë dhe Hercegovinë. Me Milorad Dodikun të penalizuar nga SHBA-të si pjesë e listë së zezë, presidenti serb, Aleksandar Vuçiq e mban të tensionuar situatën në Bosnjë, por del edhe hapur kundër idesë së funksionimit të shtetit të përbashkët.

Një shembull i ndërhyrjes flagrante të Serbisë në Bonje është rasti i Bratisllav Gashiq, drejtorit të shërbimit informativ të Serbisë (BIA) i cili në Banjallukë ka mbajtur fjalim para të pranishmeve, shkruan Ballkani.info.

Referuar mediave boshnjake, Istraga.ba, Gashiq i BIA-s ka marrë pjesë në shënimin e Ditës së Republikës Serbe në Banjallukë. Kjo ditë shënohet në mënyrë kundërkushtetuese, sepse nuk njihet e tillë nga Kushtetuta e Bosnjës.

Përveç fjalimit, kryespiunin serb autoritetet e Republikës Serbe e kanë nderuar me titull më të lartë, atë të “Njegoshit”.

Në këtë ngjarje kanë pjesë edhe kryeparlamentari i Serbisë, Ivica Daçiq, Millorad Dodik, Aleksandar Vulin, ministër i Punëve të Brendshme të Serbisë, etj. /Ballkani.info/

Direktor obavještajne službe Srbije (BIA) Bratislav Gašić prisustvuje obilježavanju neustavnog dana RS u Banja Luci. Vlasti Republike Srpske su ga odlikovale Ordenom Njegoša prvog reda pic.twitter.com/uh92TiZn12

— Istraga.ba (@IstragaB) January 8, 2022