Ka përfunduar takimi mes grupit parlamentar 6 plus dhe presidentit të vendit, Hashim Thaçi.
Pas takimit, deputeti i GP6 Plus, Albert Kinolli, tha se ata nuk janë kundër zgjedhjeve, por në këtë situatë pandemike, vendi duhet të formojë qeveri të re dhe stabile, pasi zgjedhjet, sipas tij do të rrezikonin jetën e qytetarëve.
“Duke pasur parasyshë që gjendemi në nëj situatë kritike, ne mendojmë që në këtë kohë nuk jemi të gatshëm të rrezikojmë jetën e qytetarëve, duhet të jemi konstruktiv, të formojmë një qeveri të re dhe stabile”, tha Kinolli.






