Edhe 52 fëmijë nën 10 vjeç të infektuar me COVID-19 në 24 orët e fundit

2 mijë e 541 raste të reja të infektuara me COVID-19 dhe 14 viktima janë regjistruar në 24 orët e fundit në Kosovë.

Në mesin e rasteve të reja të infektuara janë edhe 52 fëmijë nën moshën 10 vjeçare.

Ndërsa, të infektuara janë edhe 250 persona të moshës 10-19 vjeçare, 495 të moshës 20-29 vjeçare dhe 505 të moshës 30-39 vjeçare.

Komuna me më së shumti raste të infektuara edhe sot është ajo e Prishtinës me 453 raste, pastaj e Prizrenit me 276 raste, Pejës me 186 raste, Gjilanit me 166 raste dhe ajo e Ferizajt me 152 raste.

Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar edhe 604 persona. Në mesin e tyre janë edhe 13 fëmijë, 75 persona të moshës 10-19 vjeç dhe 162 të moshës 20-29 vjeç.