​Me datën 24 mars 2019, në stacionin policor në Skenderaj, është raportuar se një 85 vjeçar ka mbetur pa shenja jete, ku dyshohet që vdekja të jetë shkaktuar nga plagët e pësuara nga zjarri.

Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes.

Hetuesit policorë nën udhëheqjen e prokurorit të rastit kanë nisur hetimet për të qartësuar rrethanat mbi vdekjen e viktimës.

Nga të dhënat e para të siguruara nga disa dëshmitarë thuhet se viktima fillimisht kishte shkuar në një zonë malore ku kishte ndezur një zjarr ku edhe janë ngritur dyshimet për vdekjen e tij.

Pas përfundimit të procedurave në vendin e ngjarjes me urdhër të prokurorit të rastit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar për ekspertizë mjeko-ligjore. Sipas rrethanave të ngjarjes rasti është iniciuar si ‘vdekje e dyshimtë’.