Një aksident ka ndodhur në fshatin Llabjan të Pejës ku treni ka goditur veturën dhe ëpr pasojë një person është lënduar.

Zëdhënësi i Drejtorisë Rajonale të Policisë në Pejë, Fadil Gashi, tha se treni ishte duke qarkulluar nga Prishtina për në Pejë në momentin kur ka ndodhur aksidenti.

Ai shtoi se personi i lënduar është dërguar me emergjencë në spital dhe gjendet jashtë rrezikut për jetë.

“Rreth orës 18:25, Policia është njoftuar për një aksident hekurudhor në fshatin Llabjan të Pejës. Treni i cili qarkullonte nga Prishtina për në Pejë është aksidentuar me një veturë. Një person ka pësuar lëndime. I njëjti është dërguar në emergjencë të spitalit për tretman mjekësor. Ai është jashtë rrezikut për jetë, teksa lëndimet janë jo serioze”, tha Gashi.