Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, duke kujtuar demonstratat e 11 marsit, ka thënë se demonstrata e filluar nga studentët e Universitetit të Kosovës u shndërruan në vullnet dhe kërkesë gjithëpopullore për Republikën e Kosovës.

Thaçi ka shkruar në Facebook se pas demonstratave të vitit 1968, që shprehën hapur kërkesën për ngritjen e statusit të Kosovës në nivel të republikës, më 11 mars 1981 filloi një fazë e re historike.“Demonstrata e filluar nga studentët e Universitetit të Kosovës u shndërruan në vullnet dhe kërkesë gjithëpopullore për Republikën e Kosovës.

Viti 1981 shënon kthesën përfundimtare të orientimit të kërkesave politike për avansimin e statusit politik të Kosovës, që pas përpjekjeve dhe sakrificave u kurorëzua me çlirimin dhe pavarësinë Kosovës”, ka shkruar ai në Facebook.