Një person është në kërkim të policisë pasi ka shtënë me armë zjarri në drejtim të viktimës, i cili nuk është goditur nga ndonjë predhë.

Sipas Policisë, rasti ka ndodhur pas një mosmarrëveshje, ku më pas viktima është sulmuar fizikisht nga i dyshuari. I dyshuari pastaj ka shtënë me armë zjarri në drejtim të viktimës, mirëpo nuk është goditur nga ndonjë predhë.

Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe i është ofruar tretman mjekësor.

Në vend të ngjarjes janë gjetur dhe konfiskuar 4 gëzhoja.Njësit policore janë në kërkim të personit të dyshuar.