Ambasadori i Ambasadës norvegjeze në Kosovë dhe Shqipëri, Per Strand Sjaastad, ishte nikoqir i një ngjarjeje mirëseardhjeje për të gjithë partnerët dhe pjesëmarrësit e involvuar në projektin Koslift.
Per Strand Sjaastad, në fjalimin e tij theksoi misionin e ambasadës norvegjeze për promovimin e Sektorit të Teknologjisë Informative, në Kosovë dhe tha se ky sektor, pa ekzagjerime, ka potencial të bëhet një nga sektorët më të rëndësishëm në vitet në vijim.
“Ekzistojnë tre faktorë kritikë që duhet konsiderohen në mënyrë që të arrihet kjo: 1.edukimi 2.edukimi 3.edukimi” ishin fjalët e tij. Ai e përfundoi fjalimin e tij duke theksuar rëndësinë e sektorit të TI-së në rritjen e shtetit dhe besimin e tij në ndikimin që projekti KosLift do të ketë në të ardhmen e fuqisë punëtore në Kosovë.







