Andorra do ta pres Kombëtaren e Shqipërisë në stadiumin “Nacional”, ku të dy skuadrat e fillojnë sot rrugëtimin drejt Botërorit “Katar 2022”.
Të dy kombëtaret gjenden në Grupin I, së bashku me Anglinë, Poloninë, Hungarinë dhe San Marinon, dhe Shqipëria do të kërkoj me çdo kusht fitoren sot, që të ketë shpresa për të siguruar kualifikimin drejt “Katar 2022”.
Në gjashtë ndeshjet e fundit, Andorra ka pesë humbje dhe vetëm një barazim, kurse Shqipëria ka dy fitore, dy barazime dhe dy humbje.
Formacionet zyrtare të dy kombëtareve i gjeni më poshtë.
Andorra (4-4-2): Gomes; Rubio, Llovera, Vales, San Nicolas; Martinez, Rebes, Vieira, Cervos; Alaez, Fernandez
Shqipëria (3-5-2): Berisha; Kumbulla, Ismajli, Djimsiti; Lenjani, Gjasula, Bare, Memushaj, Hysaj; Manaj, Cikalleshi







