Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela tha se ai dhe partia e tij nuk i shohin njerëzit, votuesit, si pronësi partiake.

“Nuk i shohim njerëzit si pronësi partiake. E keni të gabuar logjikën se Blerim Reka paska qenë i BDI-së. Ashtu siç edhe votuesit që na votojnë në këto zgjedhje apo në zgjedhjet e kaluara nuk mund të jenë pronë partiake e jona, nuk duhet t’i shohim gjerat në këtë formë bardh e zi. Blerim Reka ka qenë ambasador që ka përfaqësuar Maqedoninë në BE”, tha kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela për Alsat M.