Autoritetet australiane kanë sekuestruar një sasi rekord prej 1,6 tonësh metilfetaminë (e njohur si ”akulli”), në qytetin e Melburnit.
Agjentët australianë të Forcave Kufitare (ABF) zbuluan sasinë të fshehura brenda altoparlantëve të një dërgese mallrash detare nga kryeqyteti tajlandez Bangkok.
‘’Në total, u zbuluan 1,596 tonë metilfetaminë dhe 37 kilogramë heroinë’’, bëri të ditur Policia Federale Australiane (AFP) në një deklaratë për shtyp.‘’Vlera e konfiskuar arrin në 837 milionë dollarë”, thuhet në deklaratë.
Nuk pati arrestime dhe autoritetet po vazhdojnë me hetime të mëtejshme.







