Marrëveshja për heqjen e roamingut mes Kosovës dhe Shqipërisë ka nisë së zbatuari pjesërisht nga 15 qershori i këtij viti.

Me rezolutën e miratuar në Kuvendin e Kosovës të iniciuar nga Partia Socialdemokratike, kërkohet për heqjen e tërësishme të tarifave të roamingut, por kjo do të ndodhë vetëm pas datës 31 korrik 2021.

Kryetari i Bordit të Autoritetit Rregullativ për Komunikime Elektronike dhe Postare(ARKEP), Kreshnik Gashi në një intervistë për KosovaPress, pohon se ka nis të zbatohet marrëveshja e përbashkët e arritur në nëntor të vitit të kaluar ndërmjet Qeverisë së Kosovës dhe Qeverisë së Shqipërisë për reduktimin gradual dhe heqjen e plotë të tarifave roaming.

Gashi thotë se çmimet roaming ndërmjet këtyre dy shteteve janë ulë për rreth 90 pëqind. Ai ka treguar edhe për çmimorën e telefonisë në bazë të kësaj marrëveshjeje.

Autoritetet rregullative respektive të Kosovës dhe Shqipërisë në zbatim të marrëveshjes ndër qeveritare që kanë nxjerrë vendimet tyre, kanë konsultuar operatorët dhe tanimë këto vendime janë në fuqi.