Të përcaktosh qëllime për veten vjen si dëshirë që ne kemi si individë përballë të papriturave të jetës dhe ndodh shpesh herë që të kuptojmë se të vendosurit e qëllimeve, është i lehtë, por mbajtja e tyre ka sfida gjatë “rrugës”.
Por si të qëndrojmë të motivuar?Fillimisht mund të hidhni në letër atë pikëpamje që ju keni dhe arsyet se pse ju e dëshironi të përmbushni atë qëllim. Përgjatë këtij momenti mbani një listë me ato se çfarë juve ju bëjnë të qeshni.
Besoni ose jo, një nga mënyrat më të mira për të mbajtur veten të motivuar vjen duke instaluar automatikisht në telefonin tuaj aplikacione frymëzuese. Gjeni pak qetësi brenda një dite të vrullshme plot me impenjime duke qëndruar ulur e duke dëgjuar muzikë relaksuese që ju fal qetësi, por edhe përcjellin energjinë tuaj të momentit. Muzika shërben jo pak si ngushëllim, por edhe si një mënyrë për të ndërruar sensin tuaj të humorit, transmeton tch.
