Deputetët grekë rihapën çështjen e kërkesave për dëmshpërblimet e Luftës së Dytë Botërore të Gjermanisë ndaj Greqisë duke e bazuar në një raport të vitit 2016.

Tre vjet më parë, një komitet ekspertësh të mbledhur nga parlamenti caktoi dëmet e shkaktuara nga lufta në vlerën prej së paku 289 miliardë euro (326 miliardë dollarë.

Partia qeveritare e krahut të majtë SYRIZA e mbështeti raportin, së bashku me partinë më të madhe të opozitës, ”Demokracia e re”.

Gjermania pretendon se kjo çështje ka përfunduar me nënshkrimin e Traktatit të Bashkimit të Gjermanisë në vitin 1990, i cili hodhi themelet për ribashkimin e saj. Në vitin 1960 qeveria gjermane kishte rënë dakord t’i paguante 115 milionë marka Greqisë