“Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) aktualisht është kundër futjes së certifikatave speciale ose pasaportave COVID për njerëzit që kanë marrë vaksinën kundër virusit korona”, tha sot përfaqësuesja e OBSH-së në Rusi, Melita Vujinoviq.

“OBSH është e qartë për këtë çështje dhe nuk e rekomandon këtë lloj pasaporte në këtë kohë,” tha Vujinoviq për Russia 24.

Në të njëjtën kohë, Vujinoviq nuk përjashton mundësinë që OBSH në një moment të caktuar të bëjë propozimet e tij mbi përmbajtjen e pasaportave.

“Sigurisht, vendet ndjekin kursin e tyre, të gjithë po përpiqen t’u mundësojnë qytetarëve të tyre që të jenë në gjendje të lëvizin sa më shumë që të jetë e mundur. OBSH do të bashkëpunojë me të gjitha vendet për këtë çështje”, shtoi ajo.

Të hënën, presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Layen tha se komisioni do të paraqiste projektin e tij në një certifikatë të vetme vaksinimi në mars.