Punëtor e ndërmarrjes publike “Infrakos” që tre muaj nuk i kanë marrë pagat, e për këtë punëtorët sot kanë mbajtur një grevë 1 orëshe.
Përveç kërkesës që të marrin pagat e tre muajve të këtij viti, punëtorët kërkojnë edhe rritje të pagave për 100 euro për të gjithë punëtorët.
Po ashtu, kërkesë e punëtorëve është edhe që t’iu paguhet norma e plotë e orëve të punës gjatë vikendit, të paguhet shujta e ushqimit dhe të bëhet pagesa e trustit pensional.
Në rast të mos plotësimit të kërkesave të tyre punëtorët paralajmërojnë edhe shkallëzim të grevës.
Muharrem Rexhepi punëtor për mirëmbajtje të vijave hekurudhore në Klinë, në emër të sindikatës së punëtorëve të “Infrakos-it” ka treguar edhe kërkesat e tjera që kanë.Ai u shpreh se situata jo e mirë e kompanisë nuk është për shkak të punëtorëve, por sipas tij, për shkak të menaxhimit jo të mirë dhe si pasojë e kësaj klasa punëtore është duke vuajtur pasojat.
Në rast të mos realizimit të kërkesave të tyre, punëtorët paralajmërojnë se do të vazhdojnë edhe me greva të tjera.Për 38 vite në Infrakos punon Shaip Nuredini, i cili thotë se gjendja e punëtorëve të kësaj ndërmarrje është shumë e vështirë.
Në mbështetje të punëtorëve kishte dal edhe kryetari i degës së Komunikacionit dhe Lidhjes, Alush Sejdiu, i cili ka kërkuar që punëtorët e Infrakosit të trajtohen me dinjitet.
Sindikata e punëtorëve të “Infrakos-it”, kërkesat e tyre i kanë drejtuar edhe tek Ministria e Infrastrukturës dhe në Qeveri.







