Kontinenti Evropian po ndikohet nga aktiviteti i Anticiklonit, i cili do të influencojë në territorin e Shqipërisë mot të qëndrueshëm.

Për sot, moti do të mbetet me diell dhe vranësira të pakta deri mesatare në zonat malore.Era do të jetë me drejtim Veriperëndim me shpejtësi 10-15 m/sek në bregdet.

Valëzimi i forcës 4 me larësi vale 1,0 –1,5 metër në det të hapur. Temperaturat do të jenë me rritje në mesditë.