Kur Roma e emëroi Monchin në pozitën e drejtorit sportiv në prill të vitit 2017, pas një karriere të mrekullueshme me Sevillën, një nga detyrat e para për 50-vjeçarin ishte t’i tregojë legjendës së klubit, Francesco Tottit, se ai duhej të pensionohej.

Ndryshimet po ndodhnin në të gjitha nivelet e klubit, por situata e Tottit ishte më delikatja, pasi që ai kishte qëndruar në klubin e tij të fëmijërisë për të gjithë karrierën dhe kishte refuzuar oferta edhe nga klube si Real Madridi për ta bërë këtë gjë, transmeton Gazeta Express.

Pensionimi i Tottit nga karriera e tij si futbollist profesionist ishte diskutuar në Romë edhe para ardhjes së Monchit, por pronari James Pallotta ia dha këtë detyrë spanjollit. Ai u udhëzua që t’ia ofronte një punë në pozitat më të larta në klub Tottit.

Ndoshta për shkak të nivelit të talentit të tij, Totti nuk e pranoi ofertën e Monchit fillimisht pasi që ai besonte se mund ta vazhdonte edhe më tutje karrierën e tij si futbollist, dhe ia bëri këtë gjë të ditur me mjaft zemërim në qershor të vitit 2017.

Më vonë, megjithatë, Totti vendosi të pensionohet përfundimisht dhe iu bashkua Monchit në stafin drejtues të klubit. Ai veçse kishte qenë ambasador dhe anëtar i bordit, kështu që mund ta zgjedhtë çfarëdo roli që e donte.

Ngjarja e parë në të cilën klubi dëshironte që ai të merrte pjesë ishte turneu parasezonal në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, mirëpo Totti e refuzoi këtë ofertë pasi që konsideronte se ishte shumë shpejt për ta bërë këtë gjë.

Zemërimi i Tottit zgjati për disa muaj dhe ai mezi i fliste personave të tjerë, pasi që ende e ndiente veten si një futbollist. Megjithatë, me kalimin e kohës, ai filloi të përshtatej me rolin e tij të ri në këtë klub.

Tani, lidhja e tij me Monchin është e mirë dhe përderisa askush nuk mund ta thotë me saktësi se çfarë roli ka Totti në klub, ai është ndër personat kryesorë për gjithçka që ndodh në Romë, pasi që zëri i tij dëgjohet nga tifozët kudo në botë.