Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, ka takuar presidentin e Asamblesë Parlamentare të OSBE-së, George Tsereteli dhe Sekretarin e Përgjithshëm të saj, Roberto Montella.

Në këtë takim, Meta deklaroi se Shqipëria duhet të reflektojë dhe përfaqësojë vlerat dhe parimet më të mira të OSBE.“Kemi besim te mbështetja dhe bashkëpunimi i Asamblesë Parlamentare të OSBE”, vijoi ai.

Meta gjithashtu ka takuar edhe Sekretarin e Përgjithshëm të OSBE-së, Thomas Greminger.

Ai tha se bashkëpunimi intensiv dhe koordinimi është vendimtar për kryesimin e radhës së OSBE-së nga Shqipëria në vitin 2020.Sipas tij, ka një shqetësim për situatën aktuale politike në Shqipëri.