Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë kundër Korrupsionit sot mban mbledhjen e rregullt.
Janë paraparë nëntë pika të rendit të ditës, përfshirë edhe shqyrtimin e raportit vjetor të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për vitin 2018.Rendi i plotë i ditës:
1. Miratimi i rendit të ditës; 2. Miratimi i procesverbaleve nga mbledhjet e mbajtura me datë: 10.4 dhe 16.4.2019; 3. Shyrtimi i Raportit vjetor i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për vitin 2018; 4. Shqyrtimi i Raportit me amendamente i Komisionit Funksional për Projektligjin nr.06/L-137 për ndryshimin e ligjit nr.03/L-174 për financimin e subjekteve politike, të ndryshuar dhe plotësuar me ligjin nr.04/L-058 dhe ligjin nr.04/L-122 si dhe ligjin nr.03/L-073 për zgjedhje të përgjithshme në Republikën e Kosovës i ndryshuar dhe plotësuar me ligjin nr.03/L-256; 5.
Shqyrtimi i Raportit me amendamente i Komisionit Funksional për Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 04/L-088 për Këshillin Ekonomiko-Social; 6. Shqyrtimi i Raportit me amendamente në Projektligjin nr. 06/L-075 për ndryshim plotësimin e Ligjit nr. 03/L-176 për Hetim Parlamentar; 7. Shqyrtimi i shkresës së Federatës Sindikale të Administratës Publike të Kosovës me emërtim SPAK dhe Sindikata e ish Policëve të Kosovës të viteve të 90-ta; 8. Shqyrtimi i shkresave të Këshillit Prokurorial dhe Këshillit Gjyqësor të Kosovës në lidhje me nenin 12 të Ligjit nr.06/L-057 për Përgjegjësinë Disiplinore të Gjyqëtarëve dhe Prokurorëve; 9. Të ndryshme.







