Lidhja Demokratike e Kosovës ka vendosur të deklarohet rreth pritjeve për zgjedhjet e sotme, vetëm pas përfundimit të numërimit të votave.
Zëdhënësja e shtabit zgjedhor të LDK-së, Ardita Dusha duke mos pranuar pyetje tha se procesi i numërimit të votave kërkon kohën e vet.
“Ky proces kërkon kohën e vet ne jemi në pritje të numërimit. Pas përfundimit të numërimit do të japim deklarimin tonë”, tha ajo.







