Raporti vjetor financiar të Radiotelevizionit të Kosovës për vitin 2018 nuk është hedhur fare për votim në komisionit për Buxhet dhe Financa pasi që anëtarët e këtij komisioni vlerësuan që të pritet raporti i Zyrës Kombëtare të Auditorit.

Deputetët i kanë rekomanduar menaxhmentit të RTK-së që të bëjnë një planifikim më të mirë lidhur me shpenzimet në mënyrë që të paguhen edhe borxhet që i ka ky institucion.Lidhur me auditimin e financave të Radiotelevizionit të Kosovës, kryeshefi i Zyrës Kombëtare të Auditimit, Besnik Osmani tha se drejtori aktual i Radiotelevizionit të Kosovës, Ngadhënjim Kastati e ka hedhur në mëdyshje autoritetin kushtetues dhe ligjor të Zyrës Kombëtare të Auditimit, për t’i audituar financat e këtij institucioni.Sipas tij puna e auditimit për RTK-në është pezulluar dhe aktualisht janë duke pritur një vendim nga Kuvendi i Kosovës.

Por një gjë të tillë e ka mohuar drejtori i Radiotelevizionit të Kosovës, Ngadhënjim Kastrati i cili tha se ai ka pranuar një letër nga auditori të cilën e ka shqyrtuar dhe se nuk kanë thënë se nuk mund të kryhet auditimi.
Se Zyra Kombëtare e Auditorit punën për auditimin e RTK-së e ka nisur vitin e kaluar ka thënë edhe shefja e financave të Radiotelevizionit të Kosovës, Adelina Valla.

Në raportim ishte dhe Afërdita Maliqi, kryetare e bordit të RTK-së tha se Radiotelevizioni i Kosovës për periudhën e vitit 2018 ka shpenzuar gjithsej 13 milionë e 400 mijë euro.Sipas saj sfidë për RTK-në mbeten borxhet e trashëguara ndër vite dhe çështja e objektit, pavarësisht që ministria e Administratës Publike ka ndarë një parcelë për ndërtim të objektit.Lidhur me këto shpenzime dilema pati deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku i cili tha se është e pamundur të dihet saktë se sa do të shpenzonin brenda vitit 2018.

Menaxhmetit i Radiotelevizionit të Kosovës gjatë raportimit të tyre para Komisionit për Buxhet dhe Financa kanë theksuar se në këtë ndërmarrje janë të punësuar 861 punëtorë , ku vetëm në vitin 2018 janë punësuar 29 punëtorë dhe 20 bashkëpunëtorë.

Po ashtu aty u tha se borxhi total i RTK-së është 3 milionë e 892 mijë euro, ku mbi 2 milionë e 700 mijë janë bartur nga vitet e kaluara, kurse mbi 400 mijë u janë inkasuar nga përmbaruesit.Deputetët e komisionit për Buxhet dhe Financa i kanë rekomanduar menaxhmentit të RTK-së që me qëllim të kursimit dhe shlyerjes së borxheve të bëjnë një planifikim afatgjatë.