Dispozita e Kodit të Ri të Procedurës Penale ku suspendohen nga puna çdo zyrtarë publik, përfshi dhe deputetët që bëjnë veprime politike, po konsiderohet frikësuese dhe e papranueshme nga partitë opozitare. Kjo sipas tyre, jep mundësi të lejohet që aktakuza të përdoret si armë ndaj kundërshtarëve politik.
Kryetarja e Komisionit Parlamentar për Legjislacion, Albulena Haxhiu thotë se me anë të kodit të ri të procedurës penale, Qeveria është munduar që ta përshtat atë me kodin e ri penal. Sipas saj, edhe pse ka avancime në disa pjesë, janë disa dispozita problematike.Haxhiu tha se me anë të një dispozite, Qeveria po mundohet që kushdo që bën veprime politike brenda Kuvendit, institucionet e drejtësisë të hakmerren për këtë. Si dhe gjykimin në mungesë për krime lufte, sipas saj, të gjithë ata që kanë kryer krime lufte në Kosovë të ndiqet në mungesë.Ndërsa, siç konsideron deputetja në kodin e ri theksohet se të paktën në shqyrtimin fillestar dhe shqyrtimin e dytë të sigurohet prania e personit të dyshuar.Për këto arsye, Haxhiu tha se në Komisionin për Legjislacion është rekomanduar që të mos përkrahet Kodi i Ri i Procedurës Penale.Për anëtarin tjetër të këtij komisionin, deputetin Korab Sejdiu, ky projekt-kod i ri i procedurës penale ka disa çështje që nuk kanë qenë të trajtuara nga kodi aktual.
Mirëpo, sipas tij, duhet pasur kujdes tek çështja e pezullimit të punës nga zyrtarët publik se a do të jetë deri në fazën kur ngritët aktakuza, kur të konfirmohet, apo kur të shpallet i fajshëm.Ndërsa, thekson se nuk duhet të lejohet që aktakuza të përdoret si armë e pushtetit për eliminimin e kundërshtarëve politik, prandaj tek kjo çështje, sipas tij, duhet pasur kujdes.Vendimin për votim të këtij projekt-kodi thotë se do ta merr pas konsultimeve se sa është i denjë dhe sa do të votohen amendamentet para se të me hyjë në fuqi pas leximit të dytë.Institutit i Kosovës për Drejtësi konsideron se në dy fusha kodi i procedurës penale nuk e ka përmirësuar gjendjen në sistemin e drejtësisë.
Sipas tyre, gjykimi në mungesë, përveç krimeve të luftës nuk mund të zbatohet në kuadër të veprave tjera penale, kurse në kodin e ri parashihet si i tillë. Ndërsa, aspekti tjetër i dëmshëm, thonë që është rritja e afatit të hetimit nga dy vite nga katër vite.Drejtori i IKD-së, Ehat Miftaraj, thotë se dekriminalizimi i politikës është parë në disa dispozita të këtij kodi të ri të procedurës penale.
Mirëpo, pavarësisht kësaj, ai tha se pa u larguar një vendim i Gjykatës Supreme dhe pa ndryshime kushtuese nuk mund të ndodh dekriminalizimi i plotë i skenës politike.Edhe pse ky projekt-kod ka ardhur nga Ministria e Drejtësisë, ministri i këtij dikasteri, Abelard Tahiri nuk ka pranuar që të përgjigjet për këtë çështje, përkundër insistimit të Kosova-Press-it.
Përndryshe, kodi i ri i procedurës penale është vendosur në rend të ditës në seancës e radhës që do të mbaj Kuvendi i Kosovës./KosovaPress/






