Kuvendi i Kosovës ende nuk ka caktuar ndonjë datë për mbajtje të seancës në të cilën do të diskutohet dhe të hidhet në votim platforma shtetërore për dialogun me Serbinë. Dokumenti nuk po merr mbështetje nga partitë e mëdha opozitare, ndërsa deputetët që e iniciuan atë, shpresojnë se do të miratohet kur të arrijë në seancë.

E njohësit e çështjeve politike vlerësojnë se për çështjen e dialogut nevojitet një konsensus i gjerë brenda shtetit.

Pas shumë takimeve mes krerëve të institucioneve dhe ekipit shtetëror, platformë e hartuar për dialogun me Serbinë mori mbështetjen e kryetarit të Kuvendit, kryeministrit dhe presidentit.Por, tani është në dorën e deputetëve të Kuvendit të Kosovës, se a e përkrahin një dokument i cili pritet të shërbejë për vazhdimin e dialogut me Serbinë, me qëllim të arritjes së marrëveshjes finale mes dy shteteve.Sipas deputetit të Partisë Socialdemokrate, Dardan Sejdiu, platforma është përmbajtësore në vijat e kuqe, kushtet dhe parimet e Kosovës për një dialog të mirëfilltë.

Ekipin negociator nuk e përkrahin dy partitë opozitare, Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Lëvizja Vetëvendosje.

Deputetja Albulena Haxhiu nga Vetëvendosje, thotë se nuk e pranojnë mënyrën si është sjellur platforma. Sipas saj, ekipi nuk ka kompetencë.

Me këtë platformë, Kosova insiston që dialogu të mbyllet me Marrëveshje ligjore ndërkombëtarisht të obligueshme, përmes së cilës duhet të ketë njohje reciproke mes dy shteteve. E presidenti i Kosovës autorizohet të zhvillojë bisedimet për arritjen e marrëveshjes ligjore.

Njohësi i çështjeve politike, Behlul Beqaj thotë se platforma do të mbështetet nga ata që e përkrahën formimin e ekipit negociator.Sipas ekipit negociator, me këtë platformë tregojnë se janë të përkushtuar për të ndërtuar paqe në rajon dhe për marrëdhënie të mira fqinjësore me shtetet e rajonit.

Por, në Instituti Demokratik i Kosovës thonë se në platformë do të duhej të përfshihej edhe kërkesa e Kosovës për kërkim falje nga ana e Serbisë.Jeta Krasniqi nga KDI thotë se me anë të platformës Kosova duhet të kërkojë qartë të ketë njohje reciproke, dhe jo vetëm respektim të sovranitetit.Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Lëvizja Vetëvendosje kanë refuzuar të përfshihen në hartimin e platformës për dialogun me Serbinë.

Pas dorëzimit të platformës në Kuvend, më 15 shkurt nga ana e ekipit shtetëror, u tha se ajo do të shqyrtohet në një afat të shpejtë kohor.