Fuqia e numrave ka mbizotëruar ndër vite, duke u radhitur në mesin e mitologjive fatsjellëse.

Kësisoj, besimi se numri 13 sjellë ters i ka rezisutar kohës dhe ende vazhdon të kultivohet.

Numerologjia është shkenca e interpretimit të numrave, prej çka është nxjerrë edhe një ndërlidhje në mes datave të lindjes dhe personalitetit.

3, 9, 12, 15, 21, 29, 30: Nëse keni lindur në një prej këtyre datave, atëherë ju kategorizoheni si personat më kreativ. Jeni njohës të mirë të botës së artit dhe kulturës, juve u pëlqen t’i shihni gjërat nga të gjitha këndet.

1, 10, 18, 19, 27, 28: Të lindurit në këto data janë pa diskutim liderë të natyrshëm. Nuk ndalen para asgjëje derisa arrijnë objektivat e tyre. Shumë modestë dhe tejet të guximshëm në mënyrën si paraqiten.

2, 6, 7, 11, 20: Nëse keni lindur në këto data, atëherë ju jeni persona më empatikë dhe më të dashur. I përballoni problemet me logjikë dhe arsye të shëndoshë.

4, 25, 16, 5, 14, 23: Nëse keni lindur në këto data, jeni njerëz aventurierë. Jeta është e bukur kur dilni dhe kërkoni gjëra të reja e të mrekullueshme, që nuk e keni menduar se kanë ekzistuar më parë.

8, 17, 22, 26, 13, 24, 31: Ju kujdeseni mjaft shumë për familjen dhe për të dashurit tuaj. Pavarësisht se çfarë ndodh në jetët e tyre, ju jeni gjithmonë aty për ta.