Pas fitores ndaj Turqisë në ndeshjen e parë me rezultat 3-0, Kombëtarja e Italisë edje ka treguar klasin e saj edhe në sfidën e dytë duke e mposhtur Kombëtaren e Zvicrës me rezultat 3-0 në stadiumin “Olimpico” të Romës.

Në minutën e 26’ erdhi goli i parë për Italinë dhe realizues ishte Manuele Locatelli. I njëjti lojtarë shënoi edhe golin e dytë në minutën e 52’ dhe ky ishte një gol shumë i bukur nga distanca. Rezultatin përfundimtar 3-0 e vendosi qendërsulmuesi Ciro Immobile në minutën e 89’ të ndeshjes.

Pas kësaj fitoreje, Italia ka gjashtë pikë në vendin e parë dhe tashmë e ka siguruar kualifikimin për në fazën tjetër të Euro 2020.