Ish-trajneri i Manchester Unitedit, Louis van Gaal, beson se stili i lojës së trajnerit Jurgen Klopp do t’ia sjellë Liverpoolit titullin e kampionit të Premierligës, pasi që është pikërisht ky stil që e bën dallimin me Manchester Cityn e Pep Guardiolës.
Manchester City iu kthye garës për titull ia shkaktuar disfatën e parë Liverpoolit këtë sezon, në ndeshjen e së mërkurës, kur skuadra e Guardiolës arriti të sigurojë fitore me rezultat 2-1 në shtëpi.
Megjithatë, djelmoshat e Kloppit ende e mbajnë një epërsi prej katër pikëve në krye të tabelës dhe i kanë pranuar vetëm 10 gola në gjithsej 21 ndeshjes, gjashtë më pak se klubi i radhës me mbrojtjen më të mirë, Chelsea.
Van Gaal, i cili gjatë karrierës së tij si trajner ka fituar titull të La Ligës, Bundesligës dhe Eredivisie, mendon se përkundër kësaj disfate, Liverpooli mbetet ende favorit për t’u shpallur kampion i Premierligës në fund të sezonit, në maj.
“Klopp e ka shndërruar Liverpoolin në një makinë të vërtetë luftuese, edhe në sulm edhe në mbrojtje. Kështu që, nëse do të vija bast në ndonjë klub për ta fituar ligën, do ta zgjidhja Liverpoolin”, ka thënë Klopp.
“Skuadra e Liverpoolit nuk i ka bazat te cilësia më e lartë kur vjen puna te lojtarët. Në fakt, lojtarët më të mirë janë në Manchester City. Por, në të njëjtën kohë, kjo është dobësia e Guardiolës. Ai u stërvit skuadrat vetëm për sulm, gjithmonë e bën këtë gjë”.
“Në momentin që skuadra e tij duhet të mbrohet, ata duken të tmerrshëm. Liverpooli e ka një skuadër që mund të mbrohet shumë më mirë. City ka ide të mrekullueshme futbollistike, por nuk e ka shpirtin e duhur luftarak”.
“Mos më keqkuptoni, mua ende më pëlqen shumë ta shikojë Manchester Cityn duke luajtur. Por, mënyra se si Kloppi e ka bërë Liverpooli të luajë është absolutisht fantastike”.







