Për rreth një orë ish-drejtori menaxhues në Agjencinë Kosovare të Privatizimit, Shkëlzen Lluka, u është përgjigjur pyetjeve të deputetëve të Komisionit Hetimor Parlamentar lidhur me procesin e privatizimit në Kosovë.
Interesimi më i madh nga deputetët ishte rreth privatizimit të fabrikës së amortizerëve në Prishtinë, fabrikës “FAN” në Podujevë dhe fabrikës “Zastava”.
Kryetari i Komisionit Hetimor Parlamentar lidhur me procesin e privatizimit në Kosovë, Hajrulla Çeku, rreth privatizimit të fabrikës së amortizerëve në Prishtinë ka pyetur Llukën se a ka qenë në dijeni që prodhimi ka qenë i ulët ose nuk ka pasur fare prodhim.
Në përgjigjen e tij, ish-drejtori menaxhues i AKP-së, Shkëlzen Lluka, tha se raportet e aludimit kanë treguar se ndërmarrja vazhdon të punojë me një kapacitet shumë të ulët, por që nuk ka ndërmarrë ndonjë veprim lidhur me këtë.
Lluka: Vazhdon të punojë me një kapacitet shumë të ulët, por vazhdon të funksionojë
Lluka: Raportet e auditimit thonë që ndërmarrja vazhdon të punojë me një kapacitet shumë të ulët, por vazhdon të funksionojë.
Çeku: Do të thotë ju keni qenë në dijeni që monitorimi ka treguar që prodhimi është i ulët ose fare nuk ka prodhim.
Lluka: Në shkallën shumë të ulët.
Çeku: Që i bie që nuk e ka përmbushur një nga kriteret më të rëndësishme të kontratës.
Lluka: Po, ajo çështje e bordit të vendos.
Çeku: Çfarë keni ndërmarrë ju.
Lluka: Brenda përgjegjësive të mia unë i kam raportuar bordit.
Çeku: A i keni rekomanduar veprim bordit?
Lluka: Nuk është kërkuar në bazë të ligjit drejtori menaxhues nëse nuk i kërkohet nga bordi nuk është i obliguar të jep rekomandim.
Çeku: A keni qenë të vetëdijshëm që përveç këtij kriteri ndërmarrja nuk i ka përmbushur as obligimet e tjera si në investime dhe në punësim.
Lluka: Jo, nuk më kujtohet.
Ceku ka kërkuar të dijë nëse si drejtor menaxhues ka ndërmarrë ndonjë veprim për faktin që kompania nuk i ka përmbushur kushtet e kontratës.
Lluka: Blerës i fabrikës së amortizerëve ka qenë sa më kujtohet mua Devolli me një kompani të huaj
Lluka: Blerës i fabrikës së amortizerëve ka qenë sa më kujtohet mua Devolli me një kompani të huaj. A është shitur në mënyrë të rregullt apo jo atë e vërteton auditimi dhe bordi.
Çeku: Ju po e pranoni se si drejtor menaxhues keni qenë në dijeni që privatizuesi nuk i ka përmbushur kushtet e kontratës.
Lluka: Aq sa janë përmbushur dhe sa nuk janë përmbushur i kam raportuar në bord.
Çeku: Pra keni qenë në dijeni dhe në të njëjtën kohë a mund ta konfirmoni që në kohën sa keni qenë ju nuk është ndërmarrë asnjë veprim ndaj kompanisë.
Lluka: Nuk mund të them me saktësi se ka kaluar një periudhë”, tha ai.
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Hekuran Murati, ka kërkuar përgjigje se a e konsideron konflikt interesi duke qenë se në kohën kur ka qenë drejtor menaxhues, bashkëshortja e tij ka punuar në “Dardafon”, meqë fabrika është privatizuar nga i njëjti pronar që kishte në pronësi kompaninë më sipër.
Murati: A e konsideroni konflikt interesi
“A e konsideroni faktin që ju duke qenë drejtor menaxhues, në të njëjtën kohë duke e pasur një person të afërt, bashkëshorten e thatë duke punuar në kompaninë Z-Mobile, në anën tjetër keni raportuar para bordit të AKP-së në lidhje me një aset që është privatizuar nga i njëjti grup biznesi. A e konsideroni konflikt interesi”, tha ai.
Në përgjigjen e tij, Lluka, tha se nuk e konsideron një gjë të tillë si konflikt interesi.
Lluka: Jo nuk e konsideroj
“Jo nuk e konsideroj, se bashkëshortja ime është punësuar shumë më herët, nuk është konflikt interesi se edhe ajo duhet me punua diku”, tha ai.
Lluka i pyetur rreth ndikimit politik në procesin e privatizimit, tha se një gjë e tillë nuk ka ndodhur në kohën e tij, derisa ka konfirmuar se vëllai i tij është anëtar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës.
Deputeti i PDK-së, Sejdi Hoxha, ka pyetur rreth privatizimit të fabrikës “FAN” në Podujevë, ku tha se është bërë njohja e investimeve të cilat janë bërë jashtë objektit të kësaj fabrike.
Për këtë, ish-drejtori menaxhues tha se ka kaluar në një proces gjyqësor, në të cilin shkalla e parë e ka shpallur të pafajshëm.
Lluka: Kam kaluar në procedura gjyqësore, shkalla e parë na ka shpallur të pafajshëm
Lluka: Për sa i përket çështjes së ‘FAN’-it unë kam kaluar në procedura gjyqësore, shkalla e parë na ka shpallur të pafajshëm, Gjykata e Apelit e ka kthyer në rishqyrtim…Çështja e ‘FAN’-it, unë si drejtor menaxhues dhe i tërë menaxhmenti jo një herë, po katër herë kemi kërkuar nga bordi që t’i tërhiqen aksionet ndërmarrjes, përderisa bordi ka vendosur që përkundër rekomandimeve tona ta lirojë ndërmarrjen. E vërtet është ajo që i ka bërë investimet jashtë dhe që në njëfarë mënyre në gjykatë tash siç del ka bërë falsifikim të dokumenteve. Ne si menaxhment kemi kundërshtuar lirimin nga zotimet…
Hoxha: Kush është personi që e ka privatizuar këtë fabrikë.
Lluka: Deshishku. Nuk e di…Agim Deshishku për ne ka qenë investitor, ndërmarrja është privatizuar në kohën e AKM-së është privatizuar dhe ne e kemi trashëguar si ‘spinoff special’, është privatizuar në kohën e AKM-së jo të AKP-së.
Hoxha ka pyetur edhe se personi që e ka privatizuar këtë fabrikë a është vëllai i një ish-deputeti të LDK-së, për çka Lluka tha se nuk ka informacione dhe se për herë të parë e ka takuar në gjykatë
Deputeti i PDK-së ka pasur pyetje edhe rreth privatizimit të ndërmarrjes “Zastava” në Pejë, për të cilën nuk ka marrë përgjigje nga Lluka.
Hoxha: A mund të na tregoni kush e ka privatizuar këtë ndërmarrje
Hoxha: Po më intereson privatizimi i ndërmarrjes Zastava në Pejë, a mund të na tregoni kush e ka privatizuar këtë ndërmarrje?
Lluka: Jo, nuk më kujtohet.
Hoxha: A është e vërtetë që 2 milionë euro ka kushtuar privatizimi i kësaj ndërmarrje, pastaj vetëm nga shitja e aseteve që janë bërë nga kjo fabrikë privatizuesi ka përfituar diku rreth 10 milionë euro, do të thotë e ka blerë me 2 milionë euro nga shteti, ndërsa vetëm asetet rreth kësaj fabrike që e ka shitur e ka shitur në vlerë prej 10 milionë euro.
Lluka: Nuk kam informacion…
Hoxha: Është publike, dihet që kjo fabrikë është privatizuar nga ish-deputeti i LVV-së, Florin Krasniqi.
Hoxha: Jo, jo nuk kam informacion, nuk mund të përgjigjem për diçka që nuk kam informacion.
Për këtë ka reaguar kryetari i Komisionit Hajrulla Çeku duke thënë se ndërmarrja është privatizuar në vitin 2003, kohë kur nuk ka ekzistuar Lëvizja Vetëvendosje.
Ish-drejtori menaxhues i AKP-së, Shkëlzen Lluka, është përgjigjur pyetjeve të deputetëve edhe rreth “Hotel Grandit”.
Lluka: Sipas dokumenteve që ne i posedojmë z.Pacolli asnjëherë nuk ka qenë blerës i ndërmarrjes
“Saktësisht nuk më kujtohet, por letra ka qenë edhe kërkesat kanë qenë të njëpasnjëshme nga z.Pacolli që ai është investitori në ndërmarrjen ‘Grand’, kurse sipas dokumenteve që ne i posedojmë z.Pacolli asnjëherë nuk ka qenë blerës i ndërmarrjes. Një herë më ka shkruar një email që është kërcënuar nga disa investitorë të huaj dhe unë i thash t’i drejtohet policisë, jo mua si drejtor menaxhues. Nuk po e kuptoj çka është dashur të ndërmarr unë. Të gjitha i kam raportuar bordit, në fund ka bërë tërheqje të aksioneve”, tha ai.
Lluka ka konfirmuar edhe pyetjen e deputetit të PDK-së, Sejdi Hoxha se në kryeqytet janë blerë 8 hektarë tokë për 2 milionë euro.
Hoxha: A është e vërtetë që janë blerë 8 hektarë tokë për 2 milionë euro në një nga lokacionet më strategjike në kryeqytet.
Lluka: Sa hektar i ka pasur saktësisht nuk e di, por vlera është ajo.
Deputetët anëtarë të këtij komisioni nuk kanë marrë përgjigje rreth bazës ligjore për shitjen e pronave përmes procesit të negocimit.
Ky komision gjatë ditës për procesin e privatizimit ka intervistuar edhe Blerim Rexhën, ish-kryesues i Bordit të Agjencisë Kosovare të Privatizimit.







