Perspektiva e veçantë e Zlatan Ibrahimovicit për jetën ka bërë që suedezi ta shohë veten si një super njeri dhe të pretendojë se ai vjen nga një planet tjetër, planeti Zlatan.
Ibrahimovic është tani duke luajtur në ligën amerikane të futbollit, Major League Soccer, me LA Galaxy. Ai kurrë nuk ka qenë i turpshëm dhe vazhdimisht ka bërë deklarata që e kanë sjellë atë në qendër të vëmendjes.
Ai i ka shënuar më shumë se 440 gola gjatë karrierës së tij, si dhe i ka shënuar 62 të tjera në 116 paraqitje për Kombëtaren e Suedisë. Gjatë karrierës së tij, ai ka udhëtuar që nga Malmo në Los Angeles, duke luajtur për Ajaxin, Juventusin, Interin, Barcelonën, Milanin, Paris Saint-Germainin dhe Manchester Unitedin.
“Unë vij nga planeti im personal, me diçka që askush nuk e ka parë më herët. Unë jam një djalosh nga kjo zonë që ata mendojnë se është zonë gangsterësh. Ata më shohin mua ndryshe, ata nuk më bënë mua të ndihem i mirëseardhur”, ka thënë Ibrahimovic.
“Ata nuk më bënë mua të ndihem si gjithë të tjerët, por unë kam ardhur me diçka ndryshe dhe tani ata duhet t’i ndjekin hapat e mi. Unë erdha nga planeti im, planeti Zlatan”.
“Bashkëshortja ime nuk më lejon të kem fotografi të mia në shtëpi. Ajo thotë: ‘Ka mjaftueshëm diskutime për ty dhe unë nuk dua të të shohë edhe në mure, mjafton që të shoh në jetën reale’. Por, kam një foto të këmbëve të mia në shtëpi”.
“Unë e luaj këtë sport të bukur me këmbët e mia. Edhe nëse janë të shëmtuara, nuk na intereson. E kemi vendosur në mur për të na i rikujtuar se ne ushqehemi falë këtyre këmbëve, kështu që ti duhet t’i puthësh këto këmbë çdo ditë. Jo, po bëj shaka. Këmbët e çdo futbollisti në botë janë të shëmtuara”, u shpreh Ibrahimovic.







