Dorëheqja e sotme e katër kryetarëve të komunave veriore, nga deputetë të Lëvizjes Vetëvendosje, po shihet si dëshmi që ata dirigjohen nga Beogradi, dhe që të njëjtit në vazhdimësi po bëjnë me dije se nuk e njohiin shtetin e Kosovës
Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu, në një intervistë për KosovaPress, tha se edhe vet mënyra se si janë zgjedhur këta të fundit, ka qenë e papranueshme për ta. Duke e quajtur kështu manipulues krejt këtë proces.Kjo sipas saj, është vazhdë e skandaleve të vazhdueshme të procesit të dialogut.
Ajo madje ka thënë se Këshilli Gjyqësor duhet të ndërrmarr masa edhe ndaj kryetarit të Gjykatës Themelore në Mitrovicë, Nikolla Kabashiq që sipas Haxhiut po bën shkelje.
Në mbledhjen e komisionit për legjislacion, gjatë ditës së sotme , opozita kishte kërkuar nga Qeveria të ketë një plan pas dorëheqjeve të kryetarëve të komunave në veri. E në lidhje me këtë deputetja Haxhiu tha se Qeveria nuk mund të ketë as një plan, sepse kjo e fundit, sipas saj po ndërmerr masa vetëm nga mllefi./KosovaPress/







