Ish-deputeti i PDK-së, Hajdar Beqa ka thënë se derisa shteti serb nuk ndryshon deklaratat e dhëna për masakrën e Reçakut, e nuk kërkon falje, nuk duhet që delegacionet kosovare të takohen me ta.
“Derisa Serbia nuk e ndryshon deklaratat, për herë të parë një president i Serbisë bën një deklaratë të tillë, si delegacion i Kosovës nuk isha taku para se ai me kërkuar falje për qytetarët e Kosovës”, deklaroi ai.
Beqa në T7 ka komentuar edhe takimin e anëtarit të kryesisë së VV-së, Xhelal Sveçlës me drejtorin e të ashtuquajturës zyrë serbe për Kosovën, Marko Gjuriq.
“Në konferencë mundet me tu caktuar ku me u ulë, e jo ku me u ulë në kafe. Nuk më intereson me kë takohet Sveçla apo Albin Kurti, po më intereson atë çka thonë mos të dalin mashtrues. Ata kanë deklaruar krejt diçka tjetër. A. Sveçla kur është taku presidenti që ka pas mandat kushtetues, i ka quajtur tradhtar, ai ende pa e marrë mandatin e deputetit, vullnetarisht takohet me Gjuriqin”, shton ai.







