Një femër është arrestuar në Prizren, nën dyshimin se ka sulmuar fizikisht një femër të komunitetit boshnjak, njofton Policia.

Sipas policisë, e dyshuara është me probleme psikike.Viktima ka pësuar lëndime trupore.

Me vendim të prokurorit e dyshuara është dërguar në mbajtje.