Kryqi i Kuq për realizon ushtrimin fushor “Shqiponja 2018”. (Çerdhja “Gëzimi Ynë”, Rruga “Adem Voca” nr. 50, Mitrovicë, ora 10:20 – 13:40)

Ministri i Financave Bedri Hamza dhe udhëheqësi i delegacionit të Qeverisë gjermane, Dirk Schattschneider, nënshkruajnë protokollin ndërmjet Qeverisë së Kosovës dhe Qeverisë së Gjermanisë, ku me këtë rast konfirmohen zotimet e Qeverisë Gjermane për Bashkëpunim Teknik dhe Financiar për vitet 2018-2019, në vlerë prej 60.05 milionë euro. (Ndërtesa e Qeverisë, salla P-32, ora 09:30)

Koordinatori Nacional për Kulturë, Rini dhe Sport në Qeverinë e Kosovës, Rexhep Hoti do të nënshkruajë marrëveshje bashkëpunimi me kryetarin e Komunës së Vitisë, Sokol Haliti. (Objekti i Komunës së Vitisë, ora 09:30)

Zyra Ligjore e Zyrës së Kryeministrit në bashkëpunim me International Finance Corporation lansojnë versionin e përditësuar të Regjistrit Qendror të Lejeve dhe Licencave. (“Swiss Diamond Hotel”, ora 09:45)

Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skender Reçica raporton para Komisionit për Shëndetësi, Punë dhe Mirëqenie Sociale. (Ndërtesa e Kuvendit, salla 302, ora 10:00)

Kryetari Shpend Ahmeti do ta vizitojë ndërmarrjen “Hortikultura”. (Objekti i Hortikulturës pranë brigadës se zjarrfikësve në Rrugën “Tahir Zajmi”, ora 10:00)

Komisioni për Buxhet dhe Financa shqyrton Projektligjin mbi Ndarjet Buxhetore për Buxhetin e Kosovës për vitin 2019. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C 203, ora 10:00)

Komisioni Hetimor Parlamentar në lidhje me ndriçimin e rastit të dëbimit të gjashtë shtetasve turq më datë 29 mars 2018 interviston ministrin e Infrastrukturës, Pal Lekaj, ish-UD Drejtorit të Departamentit të Aviacionit Civil, Ismail Berisha, Drejtorin e Agjencisë së Shërbimeve të Navigacionit Ajror, Bahri Nuredini dhe Inspektorin e Përgjithshëm të Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, Shkelzen Sopjani. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 10, ora 11:00)

Kryesia e LDK-së bën homazhe te varri i Xhavit Ahmetit, në 22 vjetorin e vdekjes së tij. (Varrezat e Prishtinës, lagjja Arbëri, ora 11:00)

Punëtorët e “IMN Kosova”, do të protestojnë para zyrave të Kuvendit Komunal të Prishtinës. (Ora 11:00)

Koordinatori Nacional për Kulturë, Rini dhe Sport në Qeverinë e Kosovës, Rexhep Hoti, do të nënshkruajë marrëveshje bashkëpunimi me Kryetarin e Komunës së Podujevës, Agim Veliu. (Objekti i Komunës së Podujevës, ora 11:30)

Mbahet ceremonia e përbashkët e përurimit të vënies në zbatim të Sistemit të Menaxhimit Informativ të Lëndëve në gjykatat dhe prokuroritë e Republikës së Kosovës. (Objekti i Gjykatës Themelore të Ferizajt, ora 13:00)

Bëhet promovimi i librit të historianit Valon Jashari “Kryengritja Çlirimtare në Kosovë Lindore gjatë viteve 1999-2001″. (Biblioteka Kombëtare “Pjetër Bogdani”, ora 15:00)

Galeria Kombëtare e Kosovës organizon hapjen e ekspozitës “Nën Presion – Fakte nga arkitektura socialiste në Shqipëri” nga Gjergj Islami dhe Denada Veizaj. (Galeria Kombëtare e Kosovës, ora 20:00)