Kosovës, Fatmir Limaj teksa ka bërë homazhe te Obelisku i të Pagjeturve në Prishtinë, me rastin e 27 prillit ditët të të pagjeturve, tha se Kosova nuk do të pranojë asnjë marrëveshje me Serbinë pa përfunduar çështja e të pagjeturve.

Limaj tha se shteti i Kosovë duhet të kërkojë nga shteti serb të zbardh fatin e të zhdukurve, si dhe të kërkojë falje për krimet në Kosovë.

Ai tha se nuk do të pranojnë asnjë marrëveshje pa i hapur arkivat policore, ushtarake dhe të shërbimit sekret të Serbisë, të cilët sipas tij, saktë e dinë se ku ndodhen trupat e qytetarëve të Kosovës.

Ai tha se është momenti i fundit që Serbia të deklarohet për masakrat dhe krimet e kryera në Kosovë.
Në ditën e të pagjeturve homazhe tek Obelisku i të Pagjeturve në Prishtinë kanë bërë edhe presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi i shoqërua nga kryeministri, Ramush Haradinaj dhe familjar e udhëheqë të shumët të shoqatave të të pagjeturve.