E zuri duke vjedhur në kishë, pastori ia preu duart me hanxhar hajdutit

Një pastor ia preu dy duart me hanxhar hajdutit që e kapi duke vjedhur në kishën e tij.

Apostulli Solomon Mhlanga, 58 vjeç, u arrestua për tentativë vrasje dhe rrëmbim pasi la hajdutin Dumisani Mahlangu, 28 vjeç, të gjymtuar përgjithmonë. Djali i tij, Enoch, 20 vjeç, dyshohet se ka ndihmuar të atin dhe po përballet me të njëjtat akuza.

Ndërsa Mahlangu pranoi se ishte në oborrin e kishës në orën 7 të mëngjesit, ai po merrte një rrugë të shkurtër për të parë një mik, në vend që të vidhte një bateri siç akuzohej.

Mahlangu pretendon se një bandë prej gjashtë burrash u shfaq dhe nxorrën armët dhe filluan të qëllojnë në këmbët e tij. Ata thirrën pastorin që doli në furgonin e tij me një hanxhar dhe e lidhi Mahlangun.

Mahlangu tha se e kishin çuar në pyll dhe se pastori i tërbuar i tha se do ta mësonte që të mos vidhte më dhe t’i mbante të dy duart mbi një degë peme.

Sipas raportimeve, i riu iu lut pastorit që “ta linte një dorë”, por edhe dora e dytë iu hoq. Mahlangu tha se pastori dhe djali i tij mbuluan duart me dhe dhe gjethe dhe grupi më pas u largua, shkruan Daily Star, transmeton Klankosova.tv.