E zuri ashensori, Policia jep detaje për vdekjen e 54-vjeçarti në Pejë

Një 54-vjeçar ka vdekur të martën në Pejë pasi që derisa ishte duke punuar në një lift të një ndërtese në rrethana ende të pa njohura ka rënë nga një lartësi.

Policia e Kosovës ka njoftuar se lidhur me rastin kanë nisur hetimet.

HETIM I VDEKJES/Rr. Ali Pash Tepelena, Pejë 04.10.2022 – 15:03. Derisa viktima mashkull  kosovar ka qene duke punuar në një lift të një ndërtese në rrethana ende të pa njohura ka rënë nga një lartësi dhe si pasojë e kësaj viktima ka ndërruar jetë”, thuhet në raportin e PK-së.

Sipas policisë vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku kujdestar, me vendim të prokurorit, trupi i pajetë dërgohet për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) në Prishtinë, ndërsa rasti është nën hetime./Ballkani.info