E zbulon Krasniqi: Kur isha në VV i kanë pas 20 kompjuterë për sondazhe, sharje e postime

Florin Krasniqi, ish deputet i Lëvizjes Vetëvendosje, ka treguar se gjatë kohës që ai ka qenë pjesë e VV-së, kjo parti kishte krijuar një sistem përmes të cilit, sipas pretendimit të tij, bëheshin postime ku fyheshin e shaheshin njerëzit.

Kështu deklaroi Krasniqi, duke kërkuar që të mos bëhen sondazhe online pasi që VV-ja, ka salla të mëdha me kompjuterë të shumtë enkas për media, ku aktivistët e kësaj partie bëjnë postime dhe shajnë, shkruan lajmi.net.

Ish deputeti i VV-së, e ka përsëritur për disa herë në Rtv Dukagjini, që kjo parti e ka krijuar këtë sistem.

“Mos bëj kësi sondazhesh. Vetëvendosja e kanë sistemin për këtë punë, mos bëj kështu se kanë sistemin. Kur jam kanë unë atu kanë pas nja 20 kompjuter të vjetër. Dhe thojsha se çka janë këta? Tha këta janë për media. E veta njanin aty që e kam pas më shok, jo more tha, këta shajnë e bëjnë postime. I kanë pas dy rena, një sobë të gjatë për media. Tash e kanë ba sallën e madhe, e kanë sistemin. Mos bëj kësi të lutëm. Mos bo kështu se e degradon emisionin tënd. Vetëvendosja e kanë sistemin”, ka thënë Krasniqi.