E zbulon klubi skocez, Florent Hoti ftohet nga Kosova U21

Kosova U21 do të luaj ndeshjet kualifikuese për Kampionatin Evropian gjatë muajit qershor.

Dardanët e rinj do të luajnë ndaj Andorrës, derisa lista e lojtarëve të ftuar ende nuk është publikuar.

Mirëpo ka qenë klubi skocez, Dundee United që ka zbuluar se mesfushori i talentuar, Florent Hoti është ftuar nga Kosova U21.

Klubi skocez ka bërë të ditur se Hoti ka qenë i ftuar edhe më parë, por që për shkak të pandemisë COVID-19, ardhja e tij ka qenë e pamundur.

20-vjeçari do të grumbullohet për herë të parë nga Dardanët, pasi ai më parë nuk ka luajtur për asnjë Kombëtare tjetër.

Hoti luan në pozitën e mesfushorit qendror, derisa në Skoci ka luajtur edhe për Forfar Athletic si i huazuar për gjashtë muaj.

Mesfushori nga Kosova ka bërë karrierë edhe në Angli te Rochdale, derisa do të jetë një përforcim i mirë për mesfushën për përzgjedhësin e Kosovës U21, Michael Nees.