E zbulon Halilaj: Ja çfarë lidhje ka njëri nga të arrestuarit për tentim vrasje ndaj tij, me Sami Lushtakun?

Në Drenas janë arrestuar dy persona që dyshohet se kanë plagosur avokatin Gazmend Halilajn para shtëpisë së tij.

Polica e Kosovës ka treguar se lidhur me rastin ‘Vrasje në Tentativë’, janë arrestuar I.L. dhe XH.Z., nga ta janë konfiskuar dy armë dhe një veturë e dyshuar.

E pas arrestimit të tyre ka reaguar avokati Gazmend Halilaj, cili ka thënë se njëri prej të arrestuarve me emrin Ibrahim Lushtaku, është truprojë dhe familjar i Sami Lushtakut.

“Une e flas te VERTETEN…, vitin qe shkoj ma montuan burgun, aktakuzen pa asnje ankues. Kur e pan qe nuk friksohem organizian vrasje barbare, vetem se sinjalizova edhe nje krim. Njeri prej vrasesve eshte Ibrahim Lushtaku, familjar dhe truproj i urdherdhenesit Sami Lushtaku”, ka shkruar Halilaj.

Kujtojmë se dy të dyshuarit në këtë rast janë dërguar në mbajtje.